E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Kane e barazoi mbrëmë një rekord të Ronaldos në Champions

KA1

Harry Kane ka hyrë në historinë e Ligës së Kampionëve duke e barazuar një rekord të Cristiano Ronaldos, edhe pse Bayern Munichu u eliminua dramatikisht nga Paris Saint-Germaini në gjysmëfinale.

Sulmuesi anglez e realizoi golin e barazimit 1-1 në minutat shtesë të sfidës së kthimit në “Allianz Arena”, por kjo nuk mjaftoi për ta shmangur eliminimin e bavarezëve, pasi PSG-ja avancoi në finale me rezultatin e përgjithshëm 6-5.

Megjithatë, goli ndaj francezëve ia dha Kanet një arritje historike, shkruan “Goal.com”, përcjell “Gazeta Express”.

Sulmuesi i Bayernit u bë vetëm futbollisti i dytë në histori, pas Cristiano Ronaldos, që arrin të shënojë në gjashtë ndeshje radhazi në fazën me eliminim direkt të Championsit.

Kane kishte realizuar në të dyja ndeshjet ndaj Atalantës në 1/8 e finales, në dy përballjet kundër Real Madridit në çerekfinale dhe në të dyja sfidat gjysmëfinale ndaj PSG-së.

Cristiano Ronaldo e kishte vendosur këtë rekord me Real Madridin në periudhën 2012-2013.

Sezoni i sulmuesit anglez mbetet megjithatë i jashtëzakonshëm në aspektin individual.

Deri tani ai i ka regjistruar 55 gola dhe 7 asistime në 48 ndeshje në të gjitha kompeticionet me fanellën e Bayernit.

Kane gjithashtu arriti në kuotën e 14 golave në këtë edicion të Champions League, duke e barazuar Lionel Messin dhe Jose Altafinin në listën e sezoneve më produktive në historinë e turneut, edhe pse mbetet ende larg rekordit absolut prej 17 golash të Cristiano Ronaldos. /Gazeta Express

The post Kane e barazoi mbrëmë një rekord të Ronaldos në Champions appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip