E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

‘Kastori i tërbuar’ sulmoi fëmijën 8-vjeçar dhe të tjerë – detaje dhe pamje nga një ngjarje e pazakontë në një liqen në New Jersey, SHBA

Image

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një liqen në New Jersey, ku një kastor “i tërbuar” sulmoi një djalë 8-vjeçar dhe disa persona të tjerë.

Incidenti ndodhi në Liqenin Henry, ndërsa djali ishte duke peshkuar me familjen e tij.

Sipas policisë lokale, fëmija u përpoq të largohej, por u rrëzua dhe kafsha e kafshoi në kofshë.

Të afërmit dhe miqtë ndërhynë menjëherë, duke e goditur kastorin për ta larguar, ndërsa pamjet dramatike tregojnë përpjekjet e tyre për ta neutralizuar.

Djali u dërgua në spital, ndërsa gjendja e tij nuk është bërë ende e ditur.

Autoritetet konfirmuan se kafsha rezultoi pozitive me tërbim dhe paralajmëruan qytetarët që të raportojnë çdo kontakt të mundshëm.

Disa persona të tjerë që ndodheshin pranë liqenit u kafshuan gjithashtu dhe po marrin trajtim mjekësor. /Telegrafi/

InfoShqip