E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Kina kërkon armëpushim SHBA-Iran dhe mbështet të drejtën e Teheranit për energji bërthamore

Ap26126243059170

Kina përsërit thirrjet për bisedime paqeje dhe mbështet të drejtën e Iranit për energji bërthamore.

Ministri i Jashtëm i Kinës, Ëang Yi, u takua me homologun e tij iranian, Abbas Araghchi, gjatë një takimi dypalësh në Pekin, të mërkurën.

SHBA-ja dhe Irani duhet të arrijnë një armëpushim të plotë, ndërsa Teherani ka të drejtë të ndjekë energjinë bërthamore, i tha ministri i Jashtëm kinez homologut të tij iranian në Pekin gjatë takimit të tyre të parë ballë për ballë që nga lufta që ka tronditur furnizimet globale të energjisë, raporton CNN.

Sa i përket mbylljes pothuajse të plotë të Ngushticës së Hormuzit, Ëang Yi tha se Pekini “shpreson që palët e përfshira do t’u përgjigjen sa më shpejt thirrjeve të forta të komunitetit ndërkombëtar” për të rikthyer lundrimin normal dhe të sigurt.

“Kina beson se ndërprerja e plotë e armiqësive nuk duhet të vonohet, dhe rifillimi i luftës është edhe më i padëshirueshëm,” i tha ai Abbas Araghchit të mërkurën, sipas një njoftimi në anglisht nga ministria e jashtme e Kinës.

Ëang shtoi gjithashtu se Kina “vlerëson angazhimin e Iranit për të mos zhvilluar armë bërthamore, dhe se beson se Irani ka të drejtën legjitime për përdorimin paqësor të energjisë bërthamore,” sipas të njëjtit njoftim.

Takimi i së mërkurës vjen disa ditë përpara se presidenti amerikan Donald Trump të pritet të zhvillojë nje vizitë të tij në Pekin.

The post Kina kërkon armëpushim SHBA-Iran dhe mbështet të drejtën e Teheranit për energji bërthamore appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip