Një burrë nga provinca Liaoning në Kinë jetoi me dhimbjen e një shkopi 12 cm të ngulur në qafë për tetë vjet.
Burri i njohur vetëm me mbiemrin Wang e gëlltiti aksidentalisht shkopin metalik gjatë një vakti nën ndikim të alkoolit në vitin 2018, transmeton Telegrafi.
Pas një ekzaminimi fillestar, mjekët kishin këshilluar një operacion që do të përfshinte prerjen e anës së qafës së tij për të nxjerrë enën.
Në vend që ta hiqnin menjëherë, 46-vjeçari “alkoolik” u tha mjekëve se nuk donte t’i pritej qafa nga frika, duke vendosur të jetonte me shkopin e ngulur në fyt, duke toleruar vite të tëra shqetësimi dhe dhimbjeje.
Në atë kohë ai raportoi se kishte ndjerë “shqetësim periodik” sa herë që hante, por nuk kishte probleme me frymëmarrjen.
Ai e bindi veten se ky ishte thjesht një “reagim normal” ndaj konsumit të alkoolit.
Wang kërkoi ndihmë mjekësore vetëm kur dhimbja u intensifikua dhe u bë tepër e vështirë për të gëlltitur.
Ai nuk ishte në gjendje ta largonte më dhimbjen dhe kërkoi ndihmë nga mjekët në spitalin e Dalian.
Për fat të mirë për të, kirurgët e nxorën me sukses shkopin duke përdorur një teknikë minimalisht invazive përmes gojës së Wang.
“Ai na tha se një shkop ishte bllokuar në fytin e tij. Mendova se ndodhi tani, por ai tha se kjo ndodhi tetë vjet më parë”, tha Dr. Huang Weipeng për South China Post.
Për fat të mirë, kordat vokale të burrit nuk u prekën ose u dëmtuan rëndë nga shkopi, dhe ai pritet të shërohet plotësisht. Wang u lirua nga spitali vetëm disa ditë pas operacionit. /Telegrafi/
