Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka njoftuar se sot ka takuar përfaqësuesit e kompanisë Bechtel-Enka me të cilët ka biseduar për punimet që po zhvillohen në ndërtimin e autostradës që lidh një numër qytetesh në Serbi.
Vuçiq ka thënë se ka insistuar në respektimin e afateve kohore për ndërtimin e pjesës nga Çaçaku për në Kraljevë.
“Këmbëngula veçanërisht në respektimin e afateve në seksionin Çaçak-Kraljevë, i cili është me rëndësi të madhe për të gjithë Serbinë perëndimore dhe jugperëndimore, pas së cilës do të mbetet seksioni i fundit që rrethon Korridorin Moravian si një nga projektet më të kërkuara, komplekse dhe të rëndësishme për Serbinë”, ka shkruar Vuçiq.
