E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Kreshnik Smajlaj zgjidhet kryetar i Degës së AAK-së në Prishtinë

Image

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Prishtina ka një rëndësi të veçantë për Aleancën, duke e cilësuar kryeqytetin si qendrën ku “matet vizioni për zhvillimin dhe energjia e ndryshimit që i duhet Kosovës”.

Përmes një postimi, Haradinaj tha se gjatë qeverisjes së Aleancës, kryeqytetit i është ofruar mbështetje konkrete dhe vëmendja që meriton “një kryeqytet evropian”.

Komentet ai i bëri gjatë Kuvendit Zgjedhor të Aleancës në Prishtina, ku së bashku me Ardian Gjini tha se kanë parë mobilizimin dhe energjinë e strukturave të partisë.

Haradinaj ka uruar Kreshnik Smajlaj për zgjedhjen në krye të Degës së Aleancës në Prishtinë, duke e cilësuar atë si përfaqësues të një gjenerate të re politikani.

“Sikur njëri ndër kandidatët më të votuar të Aleancës në zgjedhjet e fundit komunale, ai përfaqëson një gjeneratë të re politikani, kreativ, të përkushtuar dhe i dëshmuar edhe si sipërmarrës i suksesshëm në kryeqytet”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka falënderuar edhe ish-kryetarin e Degës së AAK-së në Prishtinë, Brahim Mehmetaj, për angazhimin dhe kontributin e tij në krye të strukturës së partisë në kryeqytet.

Në fund, Haradinaj theksoi se Aleanca po hyn e mobilizuar në një fazë të re fuqizimi, si në Prishtinë ashtu edhe në nivel vendi, në prag të përmbylljes së zgjedhjeve të brendshme dhe zgjedhjeve të 7 qershorit.

InfoShqip