E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Kriza globale prek Shqipërinë?/ “Politika që mund të japë efekt është ajo fiskale”, eksperti Ribaj: Konflikti do të ndikojë në konsum

‘Kriza globale ekonomike pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në ekonominë shqiptare, veçanërisht në konsumin e qytetarëve dhe fuqinë blerëse të familjeve’, kështu u shpreh eksperti i tregjeve financiare Artur Ribaj gjatë një interviste në emisionin “Sheshi i Dollarit”, i cili theksoi se politikat fiskale mbeten instrumenti kryesor për të zbutur efektet e krizës.

Sipas tij, politika monetare në Shqipëri vijon të ketë efekt të ngadaltë dhe për momentin nuk pritet një rritje e normës bazë të interesit.

“Politika që mund të japë efekt është politika fiskale, nuk presim ndonjë gjë të madhe nga politika monetare. U pa e udhës të thuhet se ka hapësirë dhe se nuk ka ardhur ende momenti që ne të mendojmë se duhet të rrisim normën bazë të interesit. Efekti i politikës monetare në Shqipëri, është ende i ngadaltë. “Shqiptarët nëse gjatë 2026 kanë kursyer diçka, do ta kenë akoma më të pamundur në vijim. Pra të mendojnë se sa mund të përballojnë kostot e rritura të produkteve”, tha ai.

/abcnews.al/

InfoShqip