E hënë, 04 Maj 2026
Lajme

Kryhet mbledhja e Këshillit Drejtues:, PDK: E konsiderojmë të përmbyllur kontributin tonë për çështjen e Presidentit

Class=

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit Drejtues, ku u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, situatën e rënduar ekonomike me të cilën po përballen qytetarët, procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, si dhe për çështje të tjera me rëndësi, thekson njoftimi.

Por, PDK ka vendosur se kontributi i saj në këtë proces të përmbyllur.

Sa i përket çështjes së Presidentit, “Këshilli Drejtues vlerëson se PDK ka dëshmuar gatishmëri të plotë për të kontribuar në zgjedhjen e Presidentit të ri dhe në zhbllokimin e situatës, duke mbështetur mundësinë e një kandidati konsensual, pa asnjë kushtëzim apo kërkesë për përfshirje në bashkëqeverisje. Megjithatë, përkundër kësaj qasjeje konstruktive, mungesa e vullnetit politik dhe seriozitetit institucional nga ana e pushtetit aktual po e pamundëson përsëri zgjedhjen e Presidentit të ri. Rrjedhimisht, PDK e konsideron kontributin e saj në këtë proces të përmbyllur”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Këshilli Drejtues i PDK-së ka shprehur gjithashtu shqetësimin “për përkeqësimin e gjendjes ekonomike dhe rritjen e kostos së jetesës, që po rëndon qytetarët, duke kërkuar masa urgjente dhe konkrete për mbështetje ekonomike”.

Po ashtu, përmes kësaj deklarate, PDK kërkon një vendim përfundimtar të drejtë dhe të paanshëm për liderët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë, vijon komunikata e PDK-së.

Në Deklaratën Politike të Këshillit Drejtues të PDK-së ritheksohet që zgjedhjet e brendshme partiake duhet të mbahen gjatë vitit 2026, “me qëllim forcimin e demokracisë së brendshme dhe krijimin e një alternative të re qeverisëse”.

Teksti i plotë i Deklaratës Politike të Këshillit Drejtues të PDK-së:

InfoShqip