Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong ka vlerësuar lart talentin e ri Lamine Yamal, duke thënë se ai ka potencialin për t’u bërë lojtari më i mirë në botë.
Megjithatë, holandezi është i bindur se askush nuk mund ta arrijë nivelin e Lionel Messit, të cilin e konsideron si më të mirin e të gjitha kohërave.
De Jong është i mendimit se pavarësisht çfarë bën Yamal – kurrsesi nuk do ta arrin nivelin e yllit argjentinas.
“Gjithmonë ka qenë lojtari im i preferuar. Si fëmijë, i kam ndjekur të gjitha ndeshjet e tij sepse ai është më i miri. Nuk kam asnjë dyshim. Është një futbollist fantastik. Sa më përket mua, mendoj se nuk do të shoh kurrë dikë që ta arrijë nivelin e Lionel Messit”.
“Lamine Yamal ka një talent të jashtëzakonshëm; ai mund të bëhet lojtari më i mirë në botë dhe mund ta arrijë këtë disa herë gjatë karrierës së tij. Por unë e kam parë Messin që nga fëmijëria dhe ai është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave; asnjë lojtar tjetër nuk i afrohet nivelit të tij. Shpresoj që Lamine Yamal të bëhet lojtari më i mirë në botë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Yamal e ka humbur sezonin në La Liga si pasojë e një lëndimi muskulor, megjithatë pritet të jetë gati për Kupën e Botës 2026./Telegrafi/
