E shtunë, 16 Maj 2026
Lajme

“Kurrë nuk e kam parë aq të zemëruar”, Stones zbulon si Guardiola e motivoi Man Cityn për ta fituar FA Cup

Image

Mbrojtësi i Manchester Cityt, John Stones, ka zbuluar se çfarë fjalimi u mbajti Pep Guardiola lojtarëve në pushimin e pjesës së parë, në finalen e FA Cup të cilën “Cityzens” e fituan 1-0 ndaj Chelseat.

Anglezi ka thënë për “TNT Sports” se trajneri katalanas ishte jashtëzakonisht i zemëruar me paraqitjen në 45 minutat e para.

“[Pep Guardiola] ishte i zemëruar, për të qenë i sinqertë. Nuk e kam parë kurrë kaq të zemëruar. Ishte i apasionuar dhe thjesht donte që të dilnim në fushë dhe të tregonim luftë e uri për ta fituar një finale”.

Image

Stones shtoi se Guardiola u kërkoi lojtarëve të mos i vështirësonin gjërat vetes dhe të rrisnin intensitetin.

“Ai flet shumë se si ne ndonjëherë luajmë kundër vetes dhe ishim të sheshtë në atë pjesë të parë. Donte të shihte gatishmëri për të vrapuar dhe për të bërë presion, që t’i vendosnim ata nën presion. Ai mendoi se presingu ynë i lartë nuk ishte në nivelin e duhur”.

Fjalimi i Guardiolës duket se dha efekt, pasi Manchester City e siguroi trofeun e FA Cup falë golit vendimtar të Antoine Semenyo./Telegrafi/

InfoShqip