E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Kvara ka respekt e vlerësim për Arsenalin, por e do trofeun e Championsit

KV

Khvicha Kvaratskhelia ka folur pas kualifikimit të Paris Saint-Germainit në finalen e madhe të Champions League, duke e theksuar respektin për të gjitha skuadrat dhe vështirësinë e përballjes që i pret në Budapest.

PSG-ja barazoi 1-1 në “Allianz Arena” ndaj Bayern Munichut duke e siguruar finalen falë fitores 5-4 në ndeshjen e parë.

Në finalen e 30 majit në Budapest, skuadra franceze do të përballet me Arsenal, shkruan “Gazeta Express”.

Pas ndeshjes, Kvaratskhelia u shpreh i lumtur për arritjen dhe nënvizoi se skuadra është gati për sfidën përfundimtare.

“Jam shumë i lumtur që jemi në finale. E dimë që do të jetë e vështirë kundër Arsenalit. Bayerni është një nga skuadrat më të mira aktualisht, ishte një ndeshje shumë e vështirë, ndoshta më e vështira e sezonit. Ne kemi treguar se mund të luajmë kundër këtyre skuadrave.”

Ai shtoi se PSG-ja është krenar për rrugëtimin dhe duhet të jetë i gatshëm për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

“Jemi shumë krenarë që kemi arritur sërish këtu. Duhet të jemi gati për finalen: është ndeshja më e bukur e jetës sonë dhe do të japim gjithçka për këtë klub.”

Sa u përket kundërshtarëve, sulmuesi gjeorgjian e theksoi respektin maksimal për çdo skuadër.

“Ne i respektojmë të gjitha skuadrat. Për ne është e rëndësishme ta luajmë futbollin tonë. Nuk mendojmë se kush do të jetë kundërshtari, përgatitemi dhe e japim maksimumin në fushë. Është finale e Champions Leagues, duhet thjesht të shkojmë dhe ta shijojmë momentin.” /Gazeta Express

The post Kvara ka respekt e vlerësim për Arsenalin, por e do trofeun e Championsit appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip