E hënë, 04 Maj 2026
Lajme

Ky është parashikimi i motit për krejt javën

Moti 2

Moti gjatë javës parashihet të jetë kryesisht i qëndrueshëm, me diell dhe vranësira të shpërndara. 

Vranësirat të premten vende-vende mund të sjellin riga shiu, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. 

Temperaturat minimale do të lëvizin mes -1 dhe 8 gradë celsius, e maksimalet mes 18-25 gradë. 

“Këto kushte paraqesin rrethana të favorshme agrometeorologjike për zhvillimin e kulturave bujqësore. Temperaturat në rritje dhe prania e rrezatimit diellor ndikojnë pozitivisht në proceset vegjetative, duke stimuluar rritjen dhe zhvillimin e bimëve pranverore. Lagështia në tokë mbetet e kënaqshme si rezultat i reshjeve të mëparshme, duke mundësuar mbirje dhe zhvillim të mirë të kulturave të sapombjella. Megjithatë, për shkak të temperaturave të ulëta minimale në fillim të javës, sidomos në zonat malore dhe vende të ulëta, rekomandohet kujdes i shtuar ndaj kulturave të ndjeshme nga ngricat e vona. Në përgjithësi, kushtet meteorologjike do të jenë të përshtatshme për zhvillimin normal të bimëve dhe realizimin e aktiviteteve agroteknike në terren”, ka njoftuar IHMK. 

The post Ky është parashikimi i motit për krejt javën appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip