E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Kylie Jenner shfaqet tërheqëse teksa pozon prapa koleksionit të çantave Birkin me vlerë prej rreth 1 milion dollarë

Image

Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen me disa foto të reja shumë provokuese të publikuara të martën në Instagram.

Miliarderja 28 vjeçe, u shfaq e veshur me reçipeta zeza dhe pantallona të zeza me bel të ulët në një set fotografik që mori shumë reagime.

Ajo tregoi barkun e tonifikuar dhe dekoltenë, ndërsa look-un e kompletoi me taka Christian Louboutin.

Image

Në dy nga fotot, ajo pozon para koleksionit të saj të madh të çantave luksoze, përfshirë disa modele Hermès Birkin, me vlerë të vlerësuar rreth 1 milion dollarë.

Ajo gjithashtu zbuloi një aksesor të ri dentar, duke mbajtur një grill të vogël në formë dy zemrash të argjendta në dhëmbët e përparmë.

Image

Postimi vjen pas fundjavës së saj të dytë plot argëtim në Coachella, ku partneri i saj Timothée Chalamet mungoi në krah të saj, pasi ai zgjodhi të kalonte kohë në Miami pas humbjes në Academy Awards.

Në mbishkrim, ajo shkroi: “A nuk mund të argëtohet një vajzë?”, duke shtuar edhe një ‘emoji’ fjongo rozë.

Image Foto: Kylie Jenner / Instagram

InfoShqip