Besimi në ekonomi shfaqi tendencë rënëse gjatë prillit. Sipas vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike që pasqyron mënyrë si bizneset dhe konsumatorët e shohin situatën ekonomike të vendit, pritshmëritë për të ardhmen dhe gatishmërinë për të investuar apo konsumuar u ul me 1.5 pikë muajin e kaluar. Por, pavarësisht kësaj qëndron mbi mesataren historike.
Rënia u ndikua kryesisht nga ulja e besimit në sektorët e shërbimeve dhe tregtisë, pasi biznese që operojnë në këto degë të ekonomisë kishin vlerësime më pesimiste lidhur me kërkesën dhe ecurinë e aktivitetit të sipërmarrjeve të tyre.
Edhe konsumatorët reflektuan një stepje gjatë muajit të kaluar pasi ulën besimin te ekonomia, të nxitur nga vlerësimet jo shumë optimiste lidhur me gjendjen e tyre financiare, situatën e ekonomike në vijim dhe atë për të bërë blerje të mëdha.
Ndërkohë, industria dhe ndërtimi pasqyruan sinjale më pozitive. Besimi i sipërmarrjeve i sipërmarrjeve që zhvillojnë aktivitetin në këto dy sektorë të ekonomisë regjistroi rritje gjatë muajit prill. Rritja u ndikua kryesisht nga indikatorë lidhen me ecurinë e kontratave porositëse.
Kjo situatë që sjell një tablo të përzier të perceptimit të bizneseve për ecurinë e ekonomisë lidhet kryesisht me pasigurinë ekonomike që ka shkaktuar konflikti në Lindjen e Mesme. Shtrenjtimi i karburanteve fillimisht e më pas edhe rritja e çmimeve për produkteve të tjera duket se mund të ndikojë në stepjen e konsumatorëve në vijim.
