E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Lewandowski paraqet kërkesat për pagë për dy gjigantët e Serie A

Image

Robert Lewandowski ka vendosur kërkesa të qarta financiare për klubet e interesuara në Serie A, në një moment kur e ardhmja e tij te Barcelona mbetet e pasigurt.

Sipas Corriere dello Sport, sulmuesi polak ka kërkuar një pagë prej rreth 8 milionë euro në sezon nga pretendentët e tij, AC Milan dhe Juventus, të cilat po e ndjekin mundësinë e transferimit të tij si lojtar i lirë këtë verë.

Image

Kontrata e Lewandowskit me Barcelonën skadon muajin e ardhshëm, ndërsa klubi katalanas i ka ofruar një rinovim afatshkurtër me ulje page.

Megjithatë, kërkesat e tij financiare nuk përputhen me strukturën aktuale të pagave në futbollin italian, çka mund të vështirësojë ndjeshëm arritjen e një marrëveshjeje me dy gjigantët e Serie A. /Telegrafi/

InfoShqip