E enjte, 14 Maj 2026
Lajme

Lladrovci takon Limajn: Fërkimet riparohen kur qëllimi është Kosova dhe e ardhmja e saj

689013313 10238997599232458 5196976130294179779 N

Me një foto, Ramiz Lladrovci shtrëngon duart me Fatmir Limajn dhe ai ka një porosi.

Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:

Moti nuk jemi takuar për të diskutuar me Fatmirin rreth sfidave në politikë.

Kur e shoh rrugëtimin e disa dekadave, jo çdo herë jemi pajtuar bashkë. Në lirinë e Kosovës që na bashkon, kishte fushata agresive dhe kishim fërkime të cilat riparohen kur qëllimi është Kosova dhe e ardhmja e saj.

Fatmiri me shokë, pres ta kalojë me sportivitet situatën dhe ta ndihmojë fitoren e vizionit të heronjve tanë të luftës dhe paqes. Do situata harrohen shpejtë e disa duhet harruar për shkak të rrethanave edhe më shpejtë.

Sfidat forcojnë!

The post Lladrovci takon Limajn: Fërkimet riparohen kur qëllimi është Kosova dhe e ardhmja e saj appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip