
Llapi ka marrë një fitore jashtëzakonisht të madhe në luftën për mbijetesë.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Tahir Batatina triumfoi minimalisht 0:1 në Suharekë ndaj Ballkanit.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 75-të nëpërmjet Arbnor Ramadanit, shkruan Gazeta Express.
Me këtë fitore, Llapi tani shkon në kuotën e 39 pikëve në vendin e tetë, i cili dërgon në barazh.
Në anën tjetër. Ballkani mbetet me 55 pikë, tetë më pak se liderja, Drita.
The post Llapi merr fitore të madhe, ia shuan gjasat Ballkanit për titull appeared first on Gazeta Express.
