E enjte, 14 Maj 2026
Lajme

Lushtaku mohon sulmin ndaj Mehanit, thotë se qytetarët reaguan pas tentim sulmit ndaj tij dhe etiketimit “Sami Serbia”

Screenshot 1 110

Kreu i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pasi nga Levizja Vetëvendosje pretendojnë se ai bashkë me disa persona të tjerë e kanë sulmuar fizikisht Hysni Mehanin.

Lushtaku ka thënë se “pushteti i Kurtit” ka tentuar që ta sulmojë sot duke i thënë “Sami Serbia”.

Ai ka thënë se një gjë e tillë ka qenë e papranueshme për qytetarët dhe të njëjtit kanë reaguar.

“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoi në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si “Sami Serbia” qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan!”, ka shkruar ai.

The post Lushtaku mohon sulmin ndaj Mehanit, thotë se qytetarët reaguan pas tentim sulmit ndaj tij dhe etiketimit “Sami Serbia” appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip