E premte, 01 Maj 2026
Lajme

Man Utd po kërkon ndihmën e Fergusonit për të siguruar transferimin e yllit francez

Image

Manchester United po shqyrton mundësinë të kërkojë ndihmën e trajnerit legjendar Sir Alex Ferguson, për të siguruar një objektiv të rëndësishëm në mesfushë gjatë kësaj vere.

Ferguson fitoi 38 trofe në një karrierë të jashtëzakonshme 26-vjeçare në stolin e “Old Trafford”, para se të pensionohej në vitin 2013.

United i ka kaluar 13 vitet e fundit duke tentuar të rikthehet në standardet e larta që skocezi vendosi gjatë periudhës së tij në krye.

Një “riformatim” i madh i skuadrës pritet këtë verë dhe mesfusha është një repart që kërkon investim të konsiderueshëm.

Në listën e dëshirave të klubit është edhe sensacioni i Lilles, Ayyoub Bouaddi. 18-vjeçari tashmë është lojtar i rregullt i ekipit të parë në Ligue 1, duke i zhvilluar 39 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.

United përballet me konkurrencë të fortë nga Arsenali dhe Bayern Munichu për firmën e tij, por sipas Manchester Evening News, është i gatshëm të përdorë “armët e rënda” dhe ta angazhojë Fergusonin që ta “bindë” lojtarin.

Paraqitjet e Bouaddit kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve nëpër Evropë, ngjashëm me atë që ndodhi me Leny Yoro në vitin 2024. United e mposhti Real Madridin në garën për nënshkrimin e Yoros, duke besuar se ai ishte lojtar mbi të cilin mund të ndërtohej e ardhmja.

Image

Përdorimi i Fergusonit për t’i bindur futbollistët është një taktikë që United e ka përdorur edhe më parë, megjithëse jo me sukses të madh.

Në vitin 2020, Ole Gunnar Solskjaer i kërkoi ish-trajnerit të tij ndihmë për ta joshur Jude Bellinghamin te “Djajtë e Kuq”, gjatë një vizite në kompleksin stërvitor Carrington.

Bellingham po vendoste për klubin e radhës pas një sezoni shpërthyes me Birmingham City dhe e kishte vizituar qendrën e tyre stërvitore bashkë me familjen e tij./Telegrafi/

InfoShqip