Kryeministri Edi Rama deklaroi se modernizimi i sistemeve të vlerësimit në arsimin shqiptar po hyn në një fazë të re, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes Ministria e Arsimit dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.
Projekti synon transformimin e proceseve në Agjencinë e re Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, duke iu përafruar standardeve ndërkombëtare përmes ekspertizës së Universiteti i Kembrixhit dhe kërkesave të epokës digjitale.
Në fjalën e tij, Rama theksoi se ky ndryshim ka sjellë rezultate konkrete, duke kujtuar se për herë të parë proceset e pranimit në universitet u zhvilluan pa ankesa, falë përdorimit të teknologjisë dhe bazimit të plotë në meritë.
Ai e cilësoi reformën si një hap të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe cilësisë në shërbimet arsimore, ndërsa nënvizoi se arsimi në vend po kalon një transformim të thellë në funksion të ekselencës.
“Në atë kohë pati një reagim shumë të madh, kundër një procesi të tillë, por fatmirësisht edhe procesi i rrëzoi të gjitha projektvendimet, sepse për herë të parë nuk pati ankesa. Për herë të parë ankesat e panumërta të hyrjes në universitet avulluan, si arsye se procesi ishte i tëri i bazuar në fakt dhe i tëri i përpunuar nga teknologjia jo nga njerëzit. Në fushën e arsimit të lartë, njerëzit merrem me matrikullime, regjistrime të formës së diplomës, për të cilat në total ofrohen 52 mijë shërbime në vit. Merret me mend se sa i jashtëzakonshëm është hapi sot, por duke vënë në dispozicion të gjithë atyre që do marrin shërbime mësimore, një standard ekselence.
Kjo është diçka që na bën krenar, për faktin që ia arritëm kësaj dite. T’i kërkoj ndjesë sepse ka qenë një torturë e jashtëzakonshme për t’u përballur me paragjykime. Qendra e shërbimeve arsimore u bë si nëndetësja 105. Na u desh një kohë e gjatë, që më në fund ta mundësonim pushtimin amerikan të bazës heroike të shërbimit arsimor. Arsimi është në një proces të jashtëzakonshëm transformimi në favor të ekselencës. Dua të them që me shumë kënaqësi do të vazhdojmë sot ditën me disa plane të tjera “djallëzore”, tha kryeministri Rama.
