E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Mashtruan qytetarët jashtë vendit – dy të arrestuar në Prishtinë e Suharekë, konfiskohen mbi 48 mijë euro

Image

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë dhe Suharekë nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “hyrje në sistem kompjuterik” dhe “mashtrim”.

Sipas autoriteteve, të dyshuarit dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm financiar për vete apo për persona të tjerë, kanë përdorur platforma online për të mashtruar qytetarë në shtete të ndryshme.

Ata dyshohet se realizonin mashtrimet përmes thirrjeve telefonike, duke bindur viktimat të japin të dhëna apo mjete financiare.

Gjatë aksionit policor janë sekuestruar prova të shumta materiale, përfshirë 10 vetura, 15 kompjuterë, 4 telefona celularë, 2 llaptopë, 4 USB, si dhe 48 mijë e 700 euro para të gatshme.

Po ashtu janë konfiskuar edhe dokumente të ndryshme që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim. /Telegrafi/

InfoShqip