E martë, 05 Maj 2026
Lajme

Maska njëdollarëshe në fytyrë – mesazhi i fortë i aktores Sarah Paulson në Met Gala

Sarah Paulson

Aktorja Sarah Paulson në Met Gala-n e këtij viti dëshmoi edhe një herë se tapeti i kuq mund të jetë shumë më tepër se sa thjesht një spektakël mode.

Paraqitja e saj tërhoqi vëmendje të madhe jo vetëm për pamjen e pazakontë, por edhe për mesazhin e fuqishëm që përcolli.

Paulson u shfaq me një fustan voluminoz gri, i firmosur nga brendi avangard Matieres Fecales.

Sarah Paulson Sarah Paulson

Veshja kishte një siluetë të theksuar, pothuajse ‘arkitekturore’, me shtresa që krijonin një ndjesi luksi dhe dramë vizuale.

Megjithatë, elementi kyç i paraqitjes ishte aksesori në fytyrë: një maskë në formën e kartëmonedhës një dollarëshe.

Sarah Paulson Sarah Paulson

Edhe pse kishte hapësira të vogla për të parë, vizualisht maska dukej si pengesë e plotë, duke simbolizuar ‘verbërinë’ që shkakton paraja.

Si shumë momente provokuese të Met Gala-s, edhe ky shkaktoi reagime të ndara: disa e vlerësuan guximin dhe qasjen artistike, ndërsa të tjerë e kritikuan si të pahijshme, duke përmendur kontradiktën mes mesazhit dhe vetë natyrës së eventit.

Sarah Paulson Sarah Paulson

Sidoqoftë, pavarësisht opinioneve, një gjë është e sigurt: Sarah Paulson arriti thelbin e Met Gala-s – bashkimin e modës, artit në një moment të vetëm, të paharrueshëm. /Telegrafi/

InfoShqip