Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në lagjen Arbëria, në rrugën “RR Vicianum”, do të zhvillohen punime për trajtimin e rrugës me shtresë asfalti, me ç’rast kjo rrugë do të mbyllet përkohësisht për qarkullimin e mjeteve.
Sipas njoftimit të komunës, mbyllja do të vlejë nga e enjtja, 7 maj 2026, deri më 12 maj 2026.
“Ju njoftojmë se në lagjen Arbëria, në rrugën ‘RR Vicianum’, do të realizohen punime për trajtimin e rrugës me shtresë asfalti. Nga nesër, datë 7 maj 2026 deri më 12 maj 2026, kjo rrugë do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullimin e mjeteve”, thuhet në njoftim.
Komuna ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe ka rekomanduar përdorimin e rrugëve alternative gjatë kohës së punimeve.
“Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative për qarkullim”, thuhet më tej. /Telegrafi/
