E shtunë, 16 Maj 2026
Lajme

Meloni: Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet pa taksa apo kufizime

A 178 697x400

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni është shprehur se Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet pa taksa dhe pa kufizime nga Irani.

Në fjalimin e saj në Forumin e Gjirit të Evropës në Navarino të Greqisë, ajo theksoi se zgjidhja për krizën duhet të bazohet në disa shtylla.

“Jemi të bindur se një zgjidhje e qëndrueshme për krizën duhet të bazohet në disa shtylla. E para është rihapja e Ngushticës së Hormuzit, pa taksa apo kufizime diskriminuese, sepse prosperiteti jo vetëm i Mesdheut dhe i Gjirit, por i të gjithë botës, varet nga liria e lundrimit.”, u shpreh ajo.

Më tej, ajo shtoi se Italia është e gatshme të kontribuojë në zgjidhje.

“Italia është gati të bëjë pjesën e saj për të kontribuar, sapo të krijohen kushtet e duhura, në sigurinë e lundrimit, duke ndjekur hapat e asaj që është bërë tashmë në Detin e Kuq dhe Oqeanin Indian me misionet Aspides dhe Atalanta”, tha Meloni.

InfoShqip