E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Milot Rashica pritet të largohet nga Besiktasi, por jo edhe nga Turqia

Rashica

Milot Rashica, i cili ka humbur rëndësinë te Beşiktaşi, ka një admirues nga Superliga turke.

Klubi nga Stambolli, që dëshiron ta ketë futbollistin kosovar në skuadër, ka vendosur një çmim prej 3.5 milionë eurosh.

Istanbul Başakşehir thuhet se e ka futur në listën e transferimeve Milot Rashicën, i cili aktivizohet te Beşiktaşi.

Mësohet se trajneri i skuadrës “Turuncu-Lacivertli”, Nuri Şahin, dëshiron ta shohë anësorin 29-vjeçar në ekip.

Pretendohet se Başakşehir po përgatit një ofertë prej rreth 3.5 milionë eurosh për Rashicën, i cili ka kontratë me klubin bardhezi deri në vitin 2027.

Gjithashtu raportohet se Beşiktaşi është i hapur ndaj kësaj oferte.

Rashica u transferua te Beşiktaşi nga klubi anglez Norwich City për 5.25 milionë euro në verën e vitit 2023.

Transferimi i anësorit të Kosovës u interpretua si një “goditje ndaj Galatasarayt”, pasi sezonin paraprak, ai ishte i huazuar te Galatasaray nga klubi anglez.

Këtë sezon, Rashica ka kontribuar me 2 gola dhe 6 asistime në 33 ndeshje për Beşiktaşin./GazetaExpres/

The post Milot Rashica pritet të largohet nga Besiktasi, por jo edhe nga Turqia appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip