E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

“Minjtë hedhin valle te Pediatria e Lushnjës”, Korreshi kërkon Evis Salën në Kuvend: S’po të thërrasim për pilaf

1778145097 Sajmirkorreshi 709x400

Gjatë seancës së sotme plenare, deputeti demokrat, Saimit Korreshi ka ngritur shqetësimin për gjendjen e pediatrisë së Lushnjës, duke pretenduar se në ambientet e saj janë konstatuar minj.

Gjatë fjalës së tij, Korreshi kërkoi praninë në Kuvend të ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, për të dhënë llogari për situatën, duke e cilësuar atë shqetësuese për shërbimin shëndetësor.

Ai përdori edhe tone ironike, duke thënë se “minjtë po luajnë dhe po hedhin valle” në ambientet e pediatrisë, ndërsa akuzoi mungesën e reagimit institucional.

“Po na hanë minjtë. Po lozin minjtë te pediatria Lushnje prandaj e duam interpelancën. Nuk është ajo godina që gjoja do të rregullohet. Urdhëro miu si hedh valle te kalamajtë e Lushnjes. Të vijë ajo znj. Ministre, të lërë buzëkuqet se s’po e thërrasim për pilaf, po e thërrasim për minjtë që po na hanë kalamajtë. Na sillni ndonjë fotografi të çmallemi. Sa herë më vjen radha mua, ka ikur në drejtim të paditur ministrja e Shëndetësisë”, tha Korreshi.

InfoShqip