E enjte, 14 Maj 2026
Lajme

Miratohet projektrezoluta për Integrimin/ Begaj: Përgjigja e duhur ndaj raportit të KE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur miratimin e Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar atë si përgjigjen e duhur ndaj Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2025 dhe Raportit të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian.

Në reagimin e tij, Kreu i Shtetit theksoi se kjo rezolutë përfaqëson “qasjen e vetme të drejtë”, atë të bashkëpunimit, kompromisit dhe konsensusit politik për arritjen e objektivit strategjik kombëtar të integrimit evropian.

Sipas Presidentit Begaj, dokumenti është një dëshmi e qartë e një politike serioze dhe të përgjegjshme, e fokusuar në agjendën reformuese të vendit dhe në transformimin demokratik, institucional, ekonomik dhe social të Shqipërisë.

“Përshëndes këtë akt të çmuar të bashkëpunimit parlamentar”, u shpreh Presidenti Begaj, duke vlerësuar rëndësinë e unitetit politik në rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

InfoShqip