
Kejvina Kthjella ka kallëzuar në polici një vajzë me të cilën ishte njohur prej pak kohësh, pasi pretendon se i ka marrë 8 mijë euro që ia kishte lënë për ruajtje.
Sipas dëshmisë së modeles në Komisariatin nr.3 në Tiranë, ajo do të largohej për disa ditë në Lezhë dhe kishte frikë të linte paratë në banesë, pasi në shtëpi do të hynte pastruesja, bën me dije gazetari Elton Qyno.
Kejvina ka treguar se gjatë një bisede në kafe me Anela Osmani, kjo e fundit i është ofruar vetë që t’i mbante eurot në kasafortën e saj deri sa të kthehej.
Modelja pretendon se më 18 prill i ka dorëzuar 8 mijë euro, kursime të mbledhura ndër vite, ndërsa dy ditë më vonë, kur është kthyer në Tiranë, ka nisur t’i kërkojë paratë.
Sipas kallëzimit, Anela Osmani i ka dhënë justifikime të ndryshme, duke i thënë fillimisht se kishte bllokuar kodin e kasafortës.
Më 22 prill, të dyja kanë hapur kasafortën me ndihmën e specialistëve, por aty nuk është gjetur asnjë shumë parash.
Kejvina ka deklaruar se më pas shoqja i ka thënë se i kishte futur paratë në bankë dhe se do t’ia kthente, por për ditë me radhë ka vijuar me justifikime të tjera, duke pretenduar probleme me bankën, situata familjare dhe madje edhe vjedhje në banesë.
Pas kallëzimit, policia arrestoi Anela Osmanin për mashtrim.
Në dëshminë e saj, Osmani ka pranuar se paratë i kishte marrë për ruajtje, por ka deklaruar se i përdori për shkak të problemeve personale dhe shëndetësore.
Ajo ka thënë para hetuesve se do t’ia kthejë të gjithë shumën Kejvinës brenda një muaji.
The post Modelja Kejvina Kthejlla e çon shoqen në Polici, pretendon se ia mori 8 mijë euro appeared first on Gazeta Express.
