
Pas daljes nga “Ferma VIP”, Ola Zenelaj ka folur hapur për raportet brenda shtëpisë dhe debatet me disa prej fermerëve, duke sqaruar se nuk ka pasur konflikt personal me Mozën.
“Moza më anashkalonte javët e fundit. Unë e vlerësoj shumë si poete dhe shkrimtare. Nuk e kam me Mozën, por me atë që ajo përfaqësonte në ato momente. Njeriun e dhunshëm, njeriun ofedues. Unë e kam me idealet. Marrëdhënie të mira nuk do mbaj me shumicën,” u shpreh ajo.
Ola shtoi se nuk synon të mbajë marrëdhënie me shumicën e ish-banorëve, duke vënë në dyshim edhe sinqeritetin e tyre: “Marrëdhënie të mira nuk do mbaj me shumicën. Duhet të pres të dalin jashtë, sepse shumica nuk janë të vërtetë.”
Pas përfundimit të formatit, ajo është parë në rrjetet sociale duke darkuar me disa ish-fermerë, përfshirë Donën, Akilin dhe sigurisht Adionin.
“Na nxorën ne që jemi të rinj dhe mund të gabojmë, ndërsa ata me më shumë eksperiencë nuk u gjykuan njësoj. Nuk më duket e drejtë që gjykohet rinia. Ajo shtoi se kjo qasje, sipas saj, reflekton edhe një problem më të gjerë social: “Prandaj shumë të rinj po ikin nga Shqipëria, sepse nuk tolerohen gabimet.”
/vizionplus.tv
