E premte, 15 Maj 2026
Lajme

Ndërtimet pa leje/ AMP aksion në Sarandë, arrestohet shefi i komisariatit dhe dy efektivë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një hetim në lidhje me ndërtimet pa leje në Sarandë dhe Ksamil.

Hetimet lidhen me përfshirjen e efektivëve të policisë në ndërtime pa leje.

Në pranga ka rënë ka rënë shefi i komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari.

Mësohet se janë arrestuar edhe 2 inspektorë, ndërsa pritet të ketë të tjera zhvillime.

Hetimi vjen pas dy rasteve të ditëve të fundit, ku kati i një hoteli u sekuestrua nga Prokuroria dhe në një plazh u arrestuan gjithashtu 8 punëtorë, të cilët po kryenin punime pa leje./abcnews.al

InfoShqip