E shtunë, 16 Maj 2026
Lajme

Nën kërcënimin e thikës ia marrin 20 euro një shtetasi kinez në Prishtinë, arrestohen dy persona

Arrestim Policia 1

Dy persona janë arrestuar pasi ia kanë grabitur 20 euro një shtetasi kinez në Prishtinë.

Ata e kishin kërcënuar atë me thikë.

“Rr. Enver Zymberi, Prishtinë  15.05.2026 – 13:35. Viktima mashkull shtetas kinez, ka informuar se dy persona meshkuj nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur 20€. Nuk raportohet për lëndime. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, tha policia në raportin 24 orësh.

The post Nën kërcënimin e thikës ia marrin 20 euro një shtetasi kinez në Prishtinë, arrestohen dy persona appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip