E premte, 01 Maj 2026
Lajme

“Nëse do hasemi me drafte, do bëjmë publik zërin tonë”/ Braho: Retorika politike nuk është kërcënim për SPAK, por mund të rrisë agresivitetin

Kreu i SPAK Klodian Braho në raportimin e tij në KLP për veprimtarinë e SPAK për 2025, foli edhe për retorikën politike duke thënë se aktualisht nuk është një kërcënim për SPAK, por mund të rrisë agresivitetin.

“Retorika politike nuk përbën në vetvete një kërcënim. Për të kuptuar se kur do jetë shqetësuese është kur do shënohet me një situatë të ndryshimeve ligjore që mund të ndryshojnë kompetencat dhe pavarësinë e institucionet dhe për momentin nuk ka një të tillë. Por retorika mund të shërbejë për të rritur agresivitetin ndaj SPAK…Nëse do hasemi me drafte dhe projekte ligjore do e bëjmë publik zërin tonë dhe këtë mendim apo shqetësim do ja përcjellim Këshillit të Lartë të prokurorisë. Dhe çështja tjetër, është se Prokurorët nuk kanë Këshilltarë ligjore. Ajo që mendojmë që duhet të ndryshojë, është se Prokurorët duhet të kenë këshilltarët e tyre ligjorë”, tha Braho.

/abcnews.al/

 

 

InfoShqip