E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Nëse Reali gabon, Barcelona fiton titullin – Flick: Nuk do t’i shikoj nesër, duam të festojmë kundër tyre

Image

Barcelona është vetëm një hap larg titullit të La Ligës, por Hansi Flick thotë se nuk do ta ndjekë fare Real Madridin — madje ka plane krejt tjera për mbrëmjen.

Pas fitores që e afroi Barcelonën edhe më shumë me kurorëzimin kampion, trajneri gjerman u shpreh i qetë dhe i bindur se ekipi i tij e ka kryer punën.

“Ne e kemi bërë punën tonë, tani presim”, deklaroi Flick. “Nuk do ta shikoj ndeshjen e Real Madridit nesër”.

Ai insistoi se nuk ka arsye të merret me atë çfarë bën rivali, duke theksuar se Barcelona ka avantazh të madh në tabelë.

“Nuk do ta shikoj ndeshjen. Kemi 14 pikë epërsi. Nëse fitojmë nesër, do të festojmë. Të gjithë duan ta fitojnë titullin javën e ardhshme”.

Image

“Ndoshta mund të shkoj në teatër me gruan time nesër në mbrëmje. Nuk kam qenë ende. Ndoshta mund ta shikoj ‘Mago Pop’… nuk e di”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

Barcelona do të shpallet kampione e La Ligës nëse Real Madridi nuk arrin ta mposhtë Espanyolin të dielën.

Kujtojmë, nëse Reali nuk gabon ndaj Espanyol, atëherë përballja e radhës është “El Clasico” në “Camp Nou” më 10 maj./Telegrafi/

InfoShqip