
Neymar ka kërkuar falje publike pas një incidenti të rëndë në stërvitje me bashkëlojtarin e tij te Santos, Robinho Jr.
Sulmuesi brazilian e pranoi se “e humbi durimin” gjatë një përplasjeje me talentin 18-vjeçar, duke reaguar fizikisht ndaj tij gjatë një seance stërvitore të tensionuar, shkruan “Gazeta Express”.
Ngjarja thuhet se ndodhi pasi i riu e dribloi Neymarin, gjë që e irritoi veteranin brazilian dhe çoi në një debat të ashpër mes tyre, i cili më pas eskaloi në shtyrje dhe shuplakë.
Pas reagimeve të shumta dhe presionit nga kampi i lojtarit të ri, Neymar vendosi të dalë publikisht dhe të kërkojë falje:
“Nëse e duan një falje publike, ja ku është. E humbja kontrollin,” deklaroi ai.
A comemoração de Neymar com Robinho Jr. com direito a “tapa” e empurrão.
— LIBERTA DEPRE (@liberta___depre) May 6, 2026
📽️giuaraki/Instagram pic.twitter.com/iwW29MQCJy
Ironikisht, pak ditë pas incidentit, Neymar shënoi në ndeshjen e Santos në Copa Sudamericana dhe e festoi golin duke përqafuar pikërisht Robinho Jr., në një tentativë për të treguar se situata është qetësuar.
Megjithatë, rasti ka shkaktuar tension brenda klubit, me drejtuesit e Santos që madje e kanë hapur edhe një hetim të brendshëm për incidentin.
Ky episod e ka rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes sjelljen e Neymarit, ndërsa presioni ndaj tij vazhdon të rritet në fazën e fundit të karrierës. /Gazeta Express
The post Neymar kërkon falje publike: “E humba kontrollin” – e goditi me shuplakë djalin e Robinhos në stërvitje appeared first on Gazeta Express.
