E shtunë, 16 Maj 2026
Lajme

Nisin punimet për rrugën rajonale Mushtisht-Delloc

Image

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, mori pjesë në ceremoninë e nisjes së punimeve në rrugën rajonale R-118 nga qendra e Mushtishtit deri në Delloc.

Rruga, e cila do të lidhë Shirokën me Shtërpcë e që kalon nëpër Mushtisht, është e gjatë 1140 metra dhe kostoja e gjithmbarshme është 1 milion euro. Me këtë rast kryeministri në detyrë Kurti inkurajoi operatorin ekonomik që dinamika e punimeve të jetë e përshpejtuar.

“Tejet e rëndësishme është të lidhet Suhareka me Shtërpcë, për qytetarët, për turizmin, për bizneset. Dhe në këtë mënyrë krijojmë kushte më të mira edhe për bashkatdhetarët tanë, të cilët siç e dini kur vijnë në Kosovë dëshirojnë që t’i vizitojnë pjesët më të bukura të vendit tonë, e unë besoj që bjeshka e Mushtishtit e deri te Brezovica është një brez i tillë i bukurive të rralla natyrore e me potencial të madh për turizëm natyror e turizëm kulturor”, tha ai.

InfoShqip