E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Një 44 vjeçare dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Podujevës, policia nis hetimet

Image

Një rast i hetimit mbi vdekjen është iniciuar pasditen e së shtunës në Podujevë, pasi një grua rreth 44-vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Emergjencës.

Sipas policisë, viktima, shtetase e Kosovës, ishte sjellë nga familjarët në urgjencë rreth orës 16:12, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, me qëllim të sqarimit të rrethanave të vdekjes.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Telegrafi/

InfoShqip