E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga kati i parë i një shtëpie në Mitrovicë

Policia E Kosoves 1024x576 1 2

Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e rënies nga kati i parë i një shtëpie në Mitrovicë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku më pas ka ndërruar jetë.

Vdekja e saj është konstatuar të shtunën nga ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM MBI VDEKJEN/Mitrovicë Jugu / 02.05.2026 – 06:30. Dyshohet se viktima f/k ka rënë nga kati i parë i një shtëpie. Si pasojë, e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku me pas edhe ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion.

The post Një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga kati i parë i një shtëpie në Mitrovicë appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip