E enjte, 23 Prill 2026
Lajme

OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Bangladesh, shkakton të paktën 30 viktima

Zyrtarët në Bangladesh kanë konfirmuar 30 vdekje si pasojë e epidemisë së fruthit, ndërsa shumica e viktimave janë fëmijë nën moshën dy vjeç.

OBSH bëri të ditur se që nga mesi i marsit janë raportuar gjithsej 166 raste të dyshuara vdekjeje nga kjo sëmundje, duke ngritur shqetësime serioze për përhapjen e saj në vend.

Ekspertët e Shëndetit Publik e kanë cilësuar situatën si një nga më të rëndat në dekada, duke theksuar se numri i viktimave është ndër më të lartët e regjistruar në vitet e fundit.

Autoritetet shëndetësore po bëjnë thirrje për rritjen e mbulimit me vaksina dhe ndërhyrje urgjente për të frenuar përhapjen e epidemisë.

InfoShqip