E shtunë, 02 Maj 2026
Lajme

Operacioni antidrogë në Elbasan! Policia ndan detajet: 27 kontrolle banesash, 16 të arrestuar dhe 8 në kërkim

Elbasan 687x400

inalizohet në Elbasan operacioni policor i koduar “Grupi”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier.

Operacioni kishte në fokus goditjen e një grupi të dyshuar për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike në qarkun Elbasan dhe zonat përreth. Në total, nga Prokuroria janë lëshuar 24 urdhra ndalimi, nga të cilët 16 janë ekzekutuar, ndërsa 8 persona të tjerë vijojnë të jenë në kërkim.

Gjatë ndërhyrjes së sotme, policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas dhe ka kapur një tjetër të shpallur më herët në kërkim. Po ashtu, sekuestrohen 9 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje, rreth 100 gram kokainë, një pjesë gati për shitje, 5 peshore elektronike, 7 automjete dhe 17 aparate celularë.

Në kuadër të hetimeve disa mujore me metoda speciale, janë ushtruar gjithashtu kontrolle në banesa dhe ambiente të ndryshme, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale.

Gjatë operacionit të zhvilluar mëngjesin e sotëm, u bë e mundur ekzekutimi i 8 urdhrave të ndalimit për shtetasit I. Sh., 38 vjeç; R. Z., 52 vjeç; G. Ç., 23 vjeç; A. B., 49 vjeç; N. S., 39 vjeç; L. F., 33 vjeç; J. I., 31 vjeç dhe M. Ç., 32 vjeç.

Autoritetet vijojnë punën për kapjen e personave të mbetur në kërkim dhe zbardhjen e plotë të rrjetit të përfshirë në këtë aktivitet. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

InfoShqip