E shtunë, 16 Maj 2026
Lajme

Papa Leoni XIV do të vizitojë Francën në muajin shtator

Papa Leoni XIV do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Francë nga 25 deri më 28 shtator të këtij viti, njoftoi sot Vatikani.

Do të jetë vizita e parë shtetërore e kreut të Kishës Katolike Romake në Francë në 18 vitet e fundit, raportuan mediat franceze.

“Duke iu përgjigjur ftesës së kreut të shtetit dhe autoriteteve kishtare të vendit, si dhe Drejtorit të Përgjithshëm të UNESCO-s, Papa Leoni XIV do të udhëtojë për në Francë nga 25 deri më 28 shtator 2026, ku do të vizitojë selinë e organizatës së lartpërmendur”, thuhet në njoftimin për shtyp të Vatikanit.

InfoShqip