
Policia e Kosovës ka njoftuar njësia për kontroll të autostradave, javën e fundit ka parandaluar tri gara ilegale të shpejtësisë me automjete.
Sipas njoftimit të Policisë janë shqiptuar 2 gjoba për pjesëmarrje në gara ilegale të shpejtësisë, 1 gjobë për vazhdim të masës mbrojtëse, 1 gjobë për tejkalim të shpejtësisë si dhe 1 gjobë për drejtim të automjetit pa e fituar të drejtën për drejtimin e atij lloji të mjetit.
Gjithashtu gjatë vikendit thuhet se janë sekuestruar përkohësisht 4 automjete të dyshuara për modifikim në sistemin e tërheqjes, të cilat theksohet se do të dërgohen në kontroll teknik të jashtëzakonshëm.
The post Parandalohen tri gara ilegale të shpejtësisë, policia shqiptoi gjoba e sekuestroi automjete appeared first on Gazeta Express.
