E enjte, 14 Maj 2026
Lajme

Pas Trump, radha e Putin/ Rusia njofton për vizitë të presidentit në Kinë

Presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Kinën shumë shpejt dhe përgatitjet për udhëtimin kanë përfunduar tashmë, ka thënë të enjten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Putin dhe presidenti kinez, Xi Jinping, janë takuar më shumë se 40 herë gjatë viteve, së fundmi në Pekin shtatorin e kaluar.

Ata nënshkruan një partneritet strategjik “pa kufij” në shkurt të vitit 2022, më pak se tre javë para se Rusia të hynte në luftë në Ukrainë.

Njoftimi i Rusisë për vizitën ka ardhur në ditën kur në Kinë po qëndron presidenti amerikan, Donald Trump.

InfoShqip