E shtunë, 16 Maj 2026
Lajme

Për kë votuat në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025? Përgjigjet në sondazhin e “ABC News”

Një vit pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, sondazhi “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News sjell një radiografi të thelluar të elektoratit shqiptar, duke zbuluar jo vetëm si votojnë qytetarët, por edhe pse një pjesë e tyre zgjedh të mos votojnë.

Sondazhii 640x298

KAMPIONI: 1460 banorë të rritur të vendit

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.

Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.6%

 

InfoShqip