E premte, 15 Maj 2026
Lajme

Perandoria mediatike e Orbanit po shembet

W1280 P16x9 2022 07 25T155144Z 127246473 RC2PHT9BL7DP RTRMADP 3 HUNGARY ORBAN JEWISH GROUP 1

Perandoria mediatike e ndërtuar nga qeveria e ish-kryeministrit hungarez Viktor Orban, një nga shtyllat kryesore të pushtetit të tij 16-vjeçar, po shpërbëhet me shpejtësi pas zgjedhjeve të muajit të kaluar, të cilat i dhanë fund sundimit të tij.

Vetëm pak javë pas votimit, ku opozita e qendrës së djathtë e udhëhequr nga Peter Magyari fitoi bindshëm, figura të rëndësishme të disa prej mediave më të njohura pro-Orban janë larguar nga postet e tyre, ndërsa një program kryesor informativ është hequr nga transmetimi, raporton Reuters. 

Ndryshimet janë vënë re menjëherë edhe në mediat publike. Toni i raportimeve ndryshoi brenda natës, duke u dhënë më shumë hapësirë zërave të opozitës, madje edhe para se Magyari ta merrte zyrtarisht detyrën. 

Në të njëjtën kohë, influencerët dhe analistët pro-Orban pothuajse janë zhdukur nga rrjetet sociale.

Këto konsiderohen si shenjat e para të dobësimit të sistemit mediatik të kontrolluar prej Orbanit, i cili pritet të pësojë ndryshime të mëdha nën qeverinë e re.

Magyar, i cili i ka quajtur mediat publike një “fabrikë gënjeshtrash”, ka premtuar rikthimin e lirisë së medias, hartimin e një ligji të ri për mediat dhe krijimin e një autoriteti të ri mediatik.

Gjatë qeverisjes së Orbanit, mediat shtetërore ranë gjithnjë e më shumë nën kontrollin e qeverisë, ndërsa ligjet e reja për mediat u përdorën për të kufizuar pavarësinë e tyre. Disa media privat. /koha

The post Perandoria mediatike e Orbanit po shembet appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip