E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Përmbyset zetori në arë, humb jetën 57-vjeçari në Divjakë (EMRI)

Zetori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Babunje e Re, në Divjakë.

Një 57-vjeçar, i identifikuar si Kujtim Meçi ka humbur jetën, teksa po punonte tokën e tij, kur zetori që po përdorte është përmbysur duke e zënë poshtë.

Si pasojë e këtij aksidenti tragjik, 57-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.

/vizionplus.tv

InfoShqip