E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Plagosje në Prizren pas përleshjes mes dy personave

Lajmi I Fundit 1

Dy persona janë përfshirë të shtunën në një përleshje në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit janë dërguar për trajtim mjekësor pas incidentit. Gjatë përleshjes, njëri nga ta dyshohet se ka qëlluar me armë tjetrin, duke i shkaktuar lëndime.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË /LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Gjonaj, Prizren / 02.05.2026 – 20:25. Dy të dyshuar m/k janë dërguar për trajtim mjekësor për shkak se janë përleshur ndërmjet vete. Gjatë incidentit njëri prej të dyshuarve e ka plagosur me armë të dyshuarin tjetër. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Rasti në hetime.

The post Plagosje në Prizren pas përleshjes mes dy personave appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip