E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Policia bën bilancin e muajit prill: 571 persona të arrestuar, u zbardhën 14 ngjarje kriminale! U sekuestruan armë dhe granata

Screenshot 24 717x400

Strukturat e Policisë së Shtetit, prezencë 24/7 në terren, kontrolle dhe punë hetimore intensive, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.

Si rezultat i punës policore gjatë muajit prill:

-Janë finalizuar 90 operacione, 13 prej të cilave për lokalizimin, kapjen dhe/ose ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar;

-Janë vënë në pranga 571 shtetas të akuzuar për vepra penale të ndryshme;

-Janë zbardhur 14 ngjarje kriminale dhe janë parandaluar ngjarje kriminale në 17 raste;

-Janë sekuestruar 33 armë zjarri, 5 armë gjahu/sportive, silenciator, granata, municion luftarak, lëndë eksplozive, lëndë djegëse, veshje dhe mjete pune si të Policisë;

Në fushën e narkotikëve, janë sekuestruar rreth 10 kg kanabis, mbi 2000 fara kanabisi, 1.5 kg kokainë, tableta MDMA dhe u asgjësuan një numër i konsiderueshëm fidanësh narkotikë;

-Janë goditur nga strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare 15 raste, të cilat përfshijnë mashtrim kompjuterik (call center), kontrabandim mallrash, falsifikim dokumentesh dhe informalitet;

-Janë finalizuar 13 operacione për zbardhjen e vjedhjeve;

-Janë finalizuar 12 operacione për goditjen e shfrytëzimit për prostitucion, si dhe 2 operacione kundër transportimit të emigrantëve që synojnë të shkojnë në mënyrë ilegale në shtete të BE-së;

-Janë zbuluar 23 ambiente ku, në kundërshtim me ligjin, luheshin lojëra fati me kompjuterë, makineta, tavolina pokeri dhe celularë;

-Janë goditur 156 raste të ndërtimeve pa leje dhe 3 raste të ndotjes së ajrit;

-Janë arrestuar nga shërbimet e Policisë Rrugore 304 drejtues mjetesh nga të cilët 170 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 134 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si dhe janë vendosur 93 645 masa administrative;

-Shërbimet e Policisë Kufitare evidentuan dhe goditën 40 raste të kalimit/tentativës për kalim të paligjshëm të kufijve; 5 raste të tentativës për të kaluar kufijtë me dokumente false; 13 raste të trafiqeve të paligjshme dhe 5 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

-Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet dhe hetimet intensive, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit, krimit në tërësi dhe atij të organizuar në veçanti.

-Gjithashtu, në bashkëpunim me partnerët, vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

InfoShqip