E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Policia e Kosovës takime me përfaqësues të DEA-s amerikane, shqyrtohen “rrugët për bashkëpunim dhe zhvillim të aftësive”

690564260 1278195314520724 1447487732416776549 N

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha u takua me Atasheun e Vendit të Administratës Kundër Drogave (DEA), me seli në Sofje, Scott M. Caporossi, Analisten e Inteligjencës së DEA-s Kathleen (Kacey) Garrett, dhe Kimberly Riffe Atashe e DOJ/ICITAP në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, njoftoi Policia.

“Ky takim, përtej natyrës së tij njohëse, shërbeu si një platformë për të diskutuar zhvillimin e iniciativave që synojnë avancimin e kapacitetit profesional të Policisë së Kosovës, si dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në një takim të veçantë, Policia thotë se “delegacioni i DEA-s u takua me zyrtarë nga Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotik për të shqyrtuar rrugët për bashkëpunim të ardhshëm dhe zhvillim të aftësive”.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, së bashku me ekipin e lartë të menaxhimit, shprehën vlerësimin e tyre të sinqertë për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm të ofruar Policisë së Kosovës dhe personelit të saj”.

The post Policia e Kosovës takime me përfaqësues të DEA-s amerikane, shqyrtohen “rrugët për bashkëpunim dhe zhvillim të aftësive” appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip