E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Policia e Prokuroria Speciale me operacion në Prishtinë, Lipjan e Vushtrri- Arrestohen 7 persona për ryshfet

Lajmi I Fundit 600x360 1

Policia e Kosovës si dhe Prokuroria Speciale, përmes një komunikate të përbashkët kanë njoftuar për operacion të përbashkët të zhvilluar ditën e sotme në Prishtinë, Lipjan e Vushtrri.

Në komunikatë theksohet se, nga ky operacion janë arrestuar 7 persona.

‘’Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, janë sekuestruar pajisje teknologjike, para të gatshme në vlerë prej 6,450 (gjashtë mijë e katërqind e pesëdhjetë) eurosh, dhe dokumentacion i ndryshëm’’, thuhet në njoftim.

Komunikata:

Komunikatë e përbashkët nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 06 maj 2026 –

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale në kuadër të një procesi hetimor të zhvilluar lidhur me shpronësimet e kundërligjshme, të mërkurën më 6 maj ka zhvilluar një operacion policor në Prishtinë, Lipjan dhe Vushtrri.

Si rezultat i këtij operacioni të koordinuar mes Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, janë arrestuar shtatë (7) persona.

V.G dhe N.R për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”, H.M., Sh.S dhe H.M., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. N.K për veprën penale “Marrja e ryshfetit, dhe A.P, për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale – Dhënia e ryshfetit dhe Marrja e ryshfetit”.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, janë sekuestruar pajisje teknologjike, para të gatshme në vlerë prej 6,450 (gjashtë mijë e katërqind e pesëdhjetë) eurosh, dhe dokumentacion i ndryshëm.

Lidhur me të njëjtin rast, në dhjetor të vitit të kaluar janë arrestuar edhe shtatë (7) persona të tjerë.

The post Policia e Prokuroria Speciale me operacion në Prishtinë, Lipjan e Vushtrri- Arrestohen 7 persona për ryshfet appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip