E enjte, 14 Maj 2026
Lajme

Presidenti Begaj pret në takim ambasadoren e Palestinës në Shqipëri: Po ndjekim me vëmendje zhvillimet në Lindjen e Mesme

1778769086 BegajPalestina 3 709x400

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në Presidencë Ambasadoren e Shtetit të Palestinës në Shqipëri, Rana Abusibaa, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale.

Presidenti Begaj i uroi mirëseardhjen Ambasadores Abusibaa dhe suksese në përmbushjen e misionit të saj diplomatik në Shqipëri, duke shprehur besimin se ajo do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

Presidenti Begaj nënvizoi se Shqipëria vijon të ndjekë me vëmendje zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe mbështet përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për arritjen e një zgjidhjeje të drejtë, të qëndrueshme dhe paqësore.

InfoShqip